Një incident i armatosur ka ndodhur gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, DC, ku një person i armatosur hapi zjarr, por u neutralizua nga forcat e sigurisë përpara se të hynte në sallën ku zhvillohej eventi.

Sipas autoriteteve, i dyshuari, i identifikuar si Cole Allen, 31 vjeç nga Kalifornia, ishte i armatosur me disa armë, përfshirë një pushkë gjahu, një pistoletë dhe thika. Ai dyshohet se kishte dalë nga një zonë pranë hyrjes së sallës, ku kishte mangësi sigurie.

Ngjarja ndodhi në hotelin Hilton në Washington, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump. Sipas mediave, i dyshuari u pa duke vrapuar drejt sallës së eventit përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë.

Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihen akuza.

Një agjent i Shërbimit Sekret mbeti i plagosur gjatë incidentit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *