Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar në KQZ kërkesën për marrjen e formularit tip, me qëllim nisjen e mbledhjes së 50 mijë firmave për zhvillimin e një referendumi kombëtar kundër ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve.
Kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj, deklaroi se këto dy nisma ligjore po i shkaktojnë dëm interesit publik dhe po përdoren, sipas tij, për të justifikuar përfitime të paligjshme.
“Sot kemi depozituar kërkesat për dy ligje që po i bëjnë dëm atdheut. Qytetarët kanë të drejtën të vendosin me referendum dhe ne do të dalim në çdo qytet për të mbledhur firmat e nevojshme”, u shpreh Lapaj.

