Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se zhvillimet e fundit politike shënojnë një kthesë të rëndësishme në vend, duke theksuar se tashmë vendimmarrja i takon qytetarëve.

Në një reagim publik, Haradinaj u shpreh se, sipas tij, është përmbysur modeli qeverisës i kryeministrit Albin Kurti, ndërsa shtoi se në këtë situatë ka triumfuar rendi kushtetues dhe ligjor.

Ai theksoi se askush nuk mund të vendoset mbi shtetin dhe institucionet, duke nënvizuar se zhvillimet e fundit dëshmuan rezistencën e faktorëve politikë dhe të opinionit publik.

Haradinaj shtoi se vendi po hyn në një fazë të re politike dhe se fjala përfundimtare i takon sovranit, duke iu referuar qytetarëve që do të vendosin në zgjedhjet e ardhshme.

Në fund, ai theksoi se subjekti që drejton ka qenë i angazhuar për tejkalimin e krizës politike dhe bëri thirrje për një qasje më të përgjegjshme në raport me shtetin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *