Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka deklaruar se në Partinë Demokratike të Kosovës vendimmarrja nuk udhëhiqet nga kryetari Bedri Hamza, por nga figura të tjera brenda partisë, duke përmendur në mënyrë të veçantë Sami Lushtakun.
Sipas tij, mungesa e propozimeve nga Partia Demokratike e Kosovës për president të ri lidhet me frikën se një kandidat i mundshëm mund të merrte mbështetje edhe nga Vetëvendosje, duke shmangur kështu zgjedhje të reja parlamentare.
Bajrami kritikoi gjithashtu PDK-në për mungesë të figurave që, sipas tij, kanë kontribut të veçantë kombëtar dhe që do të mund të ishin propozuar për postin e presidentit, duke e cilësuar këtë si shenjë të mungesës së guximit politik për të hyrë në procesin e votimit.
