Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.

Pas konsultimeve me partitë politike dhe në përputhje me afatet kushtetuese, ajo deklaroi se kjo datë është përzgjedhur duke marrë parasysh edhe përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe nevojën për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në proces.

Përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur dakordësi të gjerë për këtë datë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se çdo datë brenda afateve kushtetuese është e pranueshme, ndërsa përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmuan mbështetjen për 7 qershorin.

Zgjedhjet e reja vijnë pas shpërndarjes së Kuvendit, pasi nuk u arrit të zgjidhej presidenti brenda afatit kushtetues. Sipas rregullave në fuqi, ato duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e legjislaturës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *