Bashkimi Evropian ka pezulluar mbështetjen financiare për Serbinë për shkak të politikave të Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas komisioneres për zgjerimin, Marta Kos, fondet do të mbeten të bllokuara derisa autoritetet serbe të adresojnë problemet e identifikuara në gjyqësor.

“Në këtë pikë, ne kemi pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë sipas planit të zhvillimit, sepse po shohim sërish regres në sistemin e drejtësisë. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të jetë në gjendje të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, deklaroi Kos gjatë një konference për shtyp.

Ajo shprehu shqetësim edhe për miratimin e ligjeve që, sipas Brukselit, minojnë pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për presionin ndaj mediave të pavarura dhe protestuesve.

Më herët, Politico raportoi se Bashkimi Evropian po shqyrton ndërprerjen e rreth 1.5 miliardë eurove financim për Serbinë, edhe për shkak të lidhjeve të afërta të Beogradit me Rusinë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *