Fahrije Hoti do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidentja Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se Hoti i bashkohet rrugëtimit të tyre politik dhe se do të angazhohet në përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend.
Ajo e ka vlerësuar Fahrije Hotin si një figurë të fortë dhe simbol të qëndresës, duke theksuar rolin e saj në fuqizimin e grave dhe komunitetit.
Osmani ka shtuar se ekipi i tyre politik synon të sjellë një përfaqësim më të përgjegjshëm dhe më të afërt me qytetarët në institucionet e vendit.
