Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të çështjes së inceneratorëve.

Bllako u pa i shoqëruar nga avokati i tij, teksa hynte në ambientet e gjykatës.

Kujtojmë se, më 11 mars, GJKKO e dënoi ish-deputetin me 4 vite burg për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas SPAK-ut, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të konsideruar si pronarë de facto të kompanisë koncesionare të inceneratorëve.

Prokuroria pretendon se kjo shumë është përdorur për blerjen e një pajisjeje për fabrikën e birrës, në pronësi të babait të tij, në Ersekë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *