Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të Iranit mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si veprime të pajustifikuara dhe të papranueshme.

Në një postim në rrjetin social X, Macron theksoi se Franca do të vazhdojë të qëndrojë pranë aleatëve të saj në rajon dhe të mbështesë sigurinë dhe integritetin territorial të Emirateve.

Kreu i shtetit francez kërkoi shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Macron bëri thirrje edhe për një zgjidhje diplomatike dhe një marrëveshje ndërkombëtare që do të garantonte stabilitet afatgjatë në rajon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *