Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Kërkesa e parë lidhet me çështjen “McGonigal”, ku opozita kërkon hetim për veprimet e zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Ndërsa komisioni i dytë i kërkuar nga PD-ja ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe pretendimet për përdorimin e administratës dhe burimeve shtetërore për qëllime elektorale.
Deputetët demokratë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin të miratojë ngritjen e këtyre komisioneve hetimore.
