Sipas raportimeve të L’Équipe, në kampin e Real Madridit po rriten tensionet lidhur me sjelljen e Kylian Mbappé, i cili dyshohet se po krijon përçarje brenda skuadrës.

Burime të cituara nga media franceze bëjnë të ditur se disa lojtarë nuk janë të kënaqur me mënyrën e tij të sjelljes në dhomën e zhveshjes dhe në përditshmërinë e ekipit, duke e parë atë si një faktor që po ndikon në atmosferën e grupit.

Raporti thekson se situata ka sjellë ndarje të brendshme mes lojtarëve, ndërsa disa prej tyre shprehen të shqetësuar për dinamikën e skuadrës në një periudhë të rëndësishme të sezonit.

Në këto rrethana, vëmendja është përqendruar te mënyra se si do të menaxhohet situata nga stafi teknik i Real Madridit, në një moment kur klubi është nën presion për rezultate në kompeticionet kryesore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *