Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër nga paraburgimi në Hagë, duke deklaruar se procesi ndaj tij nuk po zhvillohet mbi baza të drejta ligjore.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Thaçi u shpreh se prej vitesh po mbahet në paraburgim pa një vendim përfundimtar, ndërsa akuzoi se drejtësia është kthyer në një instrument hakmarrjeje.

Sipas tij, procesi duhet të garantojë transparencë, llogaridhënie dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Thaçi shtoi gjithashtu se i janë kufizuar mundësitë për të folur dhe për të shprehur publikisht qëndrimet e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *