Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin për zgjedhjet e 7 qershorit, duke hyrë në garë së bashku me partitë Guxo, Alternativa dhe PSHDK.
Marrëveshja mes katër forcave politike është nënshkruar sot, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet partive që aktualisht përbëjnë shumicën parlamentare në Kosovë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Partia Guxo bëri të ditur se koalicioni synon të garantojë stabilitet politik dhe një qeverisje të përgjegjshme, me fokus te qytetari dhe prioritetet e vendit.
Koalicioni pritet të garojë si një bllok i përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ndërsa kampi qeverisës synon të ruajë shumicën edhe në mandatin e ardhshëm.
