Shoqata “Çamëria” ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, kryetari i degës lokale të kësaj shoqate.

Në reagimin e saj, shoqata e cilëson Ismailin si një mbrojtës të palëkundur të çështjes çame që nga fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri, ndërsa kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Rexhep Ismaili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me një plumb në kokë në Sarandë, ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin çam.

“Shoqata ‘Çamëria’ dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes”, thuhet, ndër të tjera, në reagimin zyrtar, ku familjes së viktimës i janë shprehur ngushëllime.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *