Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi organizata serbe “Severna Brigada” publikoi një kërcënim me eliminim fizik ndaj tij. Në mesazhin e shpërndarë nga kjo organizatë thuhej se “sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë kërcënim, Kurti deklaroi se “Severna Brigada” është shpallur organizatë terroriste nga institucionet e Kosovës që në vitin 2023 dhe se pjesëtarët e saj nuk kanë më vend në vend.

“Janë kriminelë dhe terroristë që kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka mbaruar”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se, pavarësisht kësaj, pjesëtarë të kësaj organizate vazhdojnë të jenë të lirë dhe të kenë ndikim në Beograd.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *