Qyteti i Vlorë është përballur edhe një herë me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, pas një defekti në linjën kryesore të transmetimit pranë zonës “Miramare”.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve deklaroi se avaria në tubacion është riparuar brenda pak orësh dhe se grupet teknike kanë punuar gjatë natës për rikthimin e normalitetit në rrjet.

Megjithatë, shumë banorë shprehen se uji vijon të mungojë në banesat e tyre, pavarësisht njoftimeve zyrtare për zgjidhjen e problemit, duke shtuar pakënaqësitë për situatën e përsëritur në qytet.

Qytetarët kërkojnë reagim dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse, ndërsa ende nuk ka një afat të qartë për normalizimin e plotë të furnizimit me ujë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *