Edicioni i 70-të i “Eurovision Song Contest” ka mbyllur siparin në “Wiener Stadthalle” të Vjenës me një surprizë historike, Bullgaria ka fituar për herë të parë trofeun e festivalit më të madh të muzikës në Evropë.

Këngëtarja DARA ka ndezur skenën me “Bangaranga”, një performancë shpërthyese me koreografi elektrizuese që ka rrëmbyer zemrat e jurive dhe publikut njëkohësisht. Me 516 pikë, Bullgaria ka dominuar garën dhe ka siguruar edhe të drejtën për të pritur edicionin e ardhshëm të Eurovisionit.

Izraeli u rendit i dyti me 343 pikë, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle”, ndërsa podiumin e plotësuan Rumania dhe Australia, dy vende që kanë dhënë surprizat e natës.

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me baladën emocionale “Nân”, kushtuar figurës së nënës, ka mbaruar në vendin e 13-të me 145 pikë. Rezultat i nderuar në një finale me 25 shtete, i cili e pozicionon Shqipërinë në mesin e tabelës, duke lënë pas disa vende me traditë të gjatë në festival.

Nata solli edhe zhgënjime të mëdha. Suedia, një nga fuqitë tradicionale të Eurovisionit, u fundos në vendin e 20-të me vetëm 51 pikë. Austria, si vend nikoqir, mbaroi e parafundit me 6 pikë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar mbyll tabelën me vetëm 1 pikë, një rezultat që do të ngjallë debate të gjata përtej Kanalit Anglez.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *