Nga Besmir Lushaj
Mediat në Kosovë, kryesisht ato të kontrolluara nga opozita, sërish po i bajnë një nder të madh Albin Kurtit para zgjedhjeve.
Portretizimi i Kurtit si kundërshtar dhe damkosës i UÇK-së asht tejet i mjerë.
Albin Kurti nderohet, madje edhe përkrahet hapur, nga familjet dhe figurat që ishin shtylla të UÇK-së: familja e Adem Jasharit, e Muje Krasniqit, e Zahir Pajazitit, si dhe nga Sylejman Selimi.
Po ashtu edhe nga familjet e Afrim Zhitisë dhe Ukshin Hotit. Këto nuk janë një grusht familjesh, janë vetë historia e Kosovës.
Kurti emëroi ne funksionet kyçe té sigurisë, nga FSK-ja, Shërbimi Informativ, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Kosovés – ish-ushtarë të UÇK-sé dhe familjarë dëshmorësh
Për ma tepër, në listën zgjedhore të Vetëvendosjes ka një prani të konsiderueshme të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Narrativa se Kurti nuk e do UÇK-në asht banale, një farsë e barakave të Baton Haxhiut, Berat Buzhalés e Lirim Mehmetaj – farsë e cila i shërben vetëm Kurtit.

