Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-deputetit Milaim Zeka për shmangie nga tatimi, duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë. Vendimi u shpall të mërkurën nga gjyqtarja Edita Çanta.

Dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Zeka nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit prej 2 vitesh. Gjoba prej 3 mijë eurosh duhet të paguhet brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Për sa i përket dëmit të shkaktuar, Zeka obligohet t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës shumën prej 81 mijë euro brenda 30 ditësh, ndërsa detyrohet të mbulojë edhe shpenzimet procedurale të gjykatës.

Për pikën e dytë të aktakuzës, ku Zeka akuzohej bashkë me Ilir Krasniqin për shmangie tatimore, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi prokurori i shtetit u tërhoq nga kjo pikë e akuzës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *