Florin Krasniqi ka zbuluar një moment nga vitet e kaluara në Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkonte i armatosur me revole në parlament.

Në emisionin “Click” të RTV21, Krasniqi rrëfeu bisedën që pati me Kurtin, kur i kishin zyrat ballë për ballë.

“ I thashë Albin, a e ke revolen? Tha po. ‘Çfarë e ke?’ ‘765’. I thashë: ‘A ke vrarë dikë?’ Tha jo. I thashë: ‘Ke shikuar shumë filma — në filma i mëshojnë armës dhe duart u shkojnë prapa, por nuk është ashtu’”, tregoi Krasniqi.

Ai shtoi se Kurti ka ikur prej luftës dhe e ka përçarë popullin deri në palcë. “Albini është përçarës, zgjohet natën për të përçarë, i ka 1 milion persona që shajnë dhe ofendojnë në internet, por nuk del t’u thotë të ndalojnë”, shtoi Krasniqi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *