Joachim Klement, ekonomisti gjerman që ka parashikuar saktë fituesit e tre Kupave të fundit të Botës, ka zbuluar se modeli i tij kompleks matematikor tregon Holandën si fituesen e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Kanadë, SHBA dhe Meksikë.
Formula e Klementit ka një shkallë suksesi prej 100 për qind deri tani, parashikoi Gjermaninë në vitin 2014, Francën në 2018 dhe Argjentinën në 2022.
“U habita pak kur modeli dhe simulimet e mia treguan se Holanda do të fitonte. Sidomos duke pasur parasysh që simulimi tregoi se Holanda ka një rrugë shumë, shumë të vështirë drejt finales”, ka deklaruar Klement.
Holanda, e renditur aktualisht në vendin e shtatë nga FIFA, konsiderohet favoriten e tetë nga agjencitë e basteve, që e shohin Spanjën, Francën dhe Anglinë si kandidate më të forta. Holanda nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës, megjithëse ka qenë nënkampione në finalet e viteve 1974, 1978 dhe 2010.
Në fazën e grupeve, Holanda do të garojë kundër Japonisë, Suedisë dhe Tunizisë, me ndeshjen e parë të planifikuar më 15 qershor në stadiumin e Dallasit. Turneu i zgjeruar me 48 ekipe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.

