Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se i ka dhënë urdhër ushtrisë izraelite të zgjerojë kontrollin territorial në Rripin e Gazës deri në 70%, një veprim që rrezikon të minojë armëpushimin e brishtë të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në tetor të vitit të kaluar.

“Aktualisht po e godasim Hamasin. Tani kontrollojmë 60% të territorit të Rripit të Gazës. Ishim në 50%, kaluam në 60%. Direktiva ime është të arrijmë në 70%”, deklaroi Netanyahu.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, ushtria izraelite ishte tërhequr në një vijë demarkacioni që i siguronte Izraelit kontroll të drejtpërdrejtë mbi 53% të territorit të Gazës. Megjithatë, që nga ajo kohë, forcat izraelite kanë avancuar gradualisht drejt perëndimit, duke krijuar një zonë të ashtuquajtur “tokë e askujt”, ku ushtria izraelite pretendon të drejtën të kontrollojë hyrjet dhe të hapë zjarr ndaj kujtdo që e konsideron kërcënim.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se objektivi përfundimtar i qeverisë është largimi i një numri të madh palestinezësh nga Gaza përmes asaj që ai e quajti “migrim vullnetar”. Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë cilësuar këtë plan si një strategji afatgjatë për spastrim etnik, duke argumentuar se synon ta bëjë jetën në Gaza të papërballueshme për popullsinë civile.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *