Kompanitë më të mëdha importuese të naftës kanë paralajmëruar se do ta padisin qeverinë dhe do të kërkojnë dëmshpërblim, pasi çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës për Hidrokarburet, sipas tyre, nuk pasqyrojnë kostot reale të operimit.

Në thelb të ankesës qëndron diferenca mes çmimit FOB, i cili nuk përfshin kostot e transportit dhe sigurimit, dhe çmimit CIF, që i përfshin këto kosto dhe rrit vlerën e blerjes. Sipas importuesve, doganat kanë llogaritur TVSH-në mbi bazën e çmimit CIF, duke sjellë kosto shtesë dhe humbje të konsiderueshme për kompanitë importuese.

Importuesit pretendojnë gjithashtu se marzhet e fitimit të përcaktuara nga Bordi janë të nënvlerësuara, si për tregtinë me shumicë ashtu edhe për atë me pakicë. Sipas tyre, formula e miratuar në vitin 2022 nuk reflekton rritjen e kostove operative si pasojë e inflacionit gjatë katër viteve të fundit.

Sipas operatorëve, në çmimin final nuk është përfshirë një kosto prej rreth 8.7 lekësh për litër, çka, sipas tyre, ka vënë shumë operatorë të vegjël në prag falimentimi. Ata paralajmërojnë se, nëse qeveria nuk ndërmerr masa brenda 10 ditëve, do t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim të plotë.

Burimi: Monitor.al

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *