Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport, sipas të cilit 25 nga 902 kandidatët e certifikuar për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit rezultojnë të përfshirë në raste penale — qoftë me aktakuza aktive, qoftë me dënime penale të mëparshme.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala, bëri të ditur se 15 kandidatë kanë aktakuza aktive, 13 kanë pasur dënime penale në të kaluarën, ndërsa 3 prej tyre kanë njëkohësisht edhe aktakuzë aktive edhe dënime të mëparshme penale. Në përqindje, kjo përfaqëson rreth 2.77% të numrit total të kandidatëve.

Sipas raportit, Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh të kandidatëve me probleme me ligjin — gjithsej 13 kandidatë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe kanë nga 3 kandidatë secila, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 2, ndërsa katër subjekte të tjera politike kanë nga një kandidat me të kaluar ose procedura penale.

Sa i përket natyrës së veprave penale, dominojnë ato që lidhen me korrupsionin zyrtar, ndërsa vepra individuale më e shpeshtë është përdorimi i armës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *