Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të projektit turistik në Zvërnec, duke hedhur poshtë akuzat se qeveria ka favorizuar shitjen e pasurive publike apo ka vepruar në dëm të interesit kombëtar.

Sipas Ramës, projekti ka nisur të trajtohet rreth tre vite më parë, në kuadër të interesimit për investime turistike në zonën e Sazanit dhe të Zvërnecit. Ai theksoi se qeveria ka vendosur që toka publike në Sazan të mos shitet, por që shteti shqiptar të jetë partner në zhvillimin e saj.

Duke iu referuar debatit për Zvërnecin, kreu i qeverisë tha se në zonën ku parashikohet investimi nuk ka sipërfaqe të konsiderueshme toke shtetërore dhe se procesi është zhvilluar duke respektuar procedurat përkatëse.

Rama u shpreh se projekti ka tërhequr interes të madh ndërkombëtar për shkak të emrit të investitorit Jared Kushner, ndërsa shtoi se janë angazhuar ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushat e arkitekturës, mjedisit dhe aspektit juridik.

“Kemi bërë detyrën tonë, proceduralisht dhe patriotikisht”, deklaroi Rama, duke këmbëngulur se administrata shtetërore ka mbrojtur interesat e Shqipërisë gjatë gjithë procesit të shqyrtimit dhe negociimit të projektit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *