Nga Besmir Lushaj

Edi Rama asht mjeshtër për t’u adresue mesazhe mediokrëve, të paditurve, militantëve dhe përngjasimeve të tyre.

“U referoheni gazetave greke për të mbrojtur mjedisin në Shqipëri” – u drejtohet me egërsi, nënçmim e plot urrejtje mediave të pranishme në foltoren e tij.

A thua se gazetave greke u përkasin vendimet dhe qëndrimet e tij?!

Kjo retorikë e tejkalon paturpësinë kur sjell ndër mend se vetëm pak vite më parë ishte pikërisht Edi Rama ai që lejoi ngritjen e shtatores së Micotaqisit të parë në territorin e vendit tonë dhe madje mori personalisht pjesë në ceremoninë ku lartësohej një shovinist grek, i cili, si drejtues politik i Greqisë, udhëhoqi fushata të egra kundër shqiptarëve me agjendë dhe ligjërim ksenofobik, ndërsa nuk i kurseu kurrë pretendimet për Vorio-Epirin.

Ishte po Edi Rama ai që shovinistin dhe kriminelin grek Fredi Beleri e përndoqi vetëm kur ky i fundit u përpoq të kryente një atentat ndaj makinerisë së vjedhjes së votës, të instaluar nga Rama, ndërsa shteti që ai drejton nuk ndërmori kurrë një veprim konkret kundër tij si pjesëmarrës në vrasjen e ushtarëve shqiptarë.

Ishte po Edi Rama ai që emëroi si ministër të Mbrojtjes një grekofil si Pirro Vengu, me të kaluar si shërbyes i shtetit dhe i interesave greke.

Ishte po Edi Rama ai që emëroi Igli Hasanin si ministër të Jashtëm. Gjatë një vizite të këtij të fundit në Athinë, homologu i tij grek, George Gerapetritis, i tha Hasanit se edhe ky i fundit ishte grek. Hasani nuk e mohoi, as nuk e kundërshtoi homologun grek.

Pra, problemi nuk janë gazetat greke, por vendimmarrjet brenda shtetit shqiptar, të cilat u japin fuqi vendimmarrëse dhe retushim historik prurjeve të aspiratave greke ndaj vendit tonë.

E në këtë kontekst, Edi Rama dha dhe vazhdon të japë prova se narrativa e tij antigreke mbetet një letër bakalli përballë vendimeve të tij të turpshme dhe antikombëtare.

Shqiptarët nuk duhet të bien pre e kësaj propagande krejtësisht mediokre, e këtij ligjërimi krejt mjeran, pa thelb e pa përmbajtje. Ata duhet të vetëdijesohen se epoka e një deliranti sadist duhet të përmbyllet njëherë e përgjithmonë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *