Nga Astrit Cani

Të gjitha ato që janë shitë si prona private, nuk iu kthyen ma kurr publikut. Turizmi shqiptar lulëzon mbi ato gërmadha. 

Resorte luksoze ka në çdo republikë bananesh apo hurmash arabie, prej Republikës Domenikane deri në Sharm-el-Sheik. Tek-tuk ndonji privat përfiton aty. Publikut i jepet tabakeja dhe papijoni i kamerierit, a fshesa dhe dorzat e pastrueses.

Turizmi shqiptar ma mirë të mbetet turizëm buke dhe mikpritje sesa të bahesh turizëm porno kurvash dhe gangsterash. Dhe t’iu japim perlat këtyne derrave, n’emër të tregtisë së lirë!? Prona që lidhen direkt me interesa kombtare. Kush asht aq ganster sa me firmue nji krim të tillë? Askush, nga ata që janë shndosh kah mendt e kresë. 

Armada e legenave të pudrosun mediatikë dhe e atyne që janë piklishat nënpartiak, nuk kanë front as betejë para popullit mbipartiak, që asht qytetari shqiptare e vitit 2026, pa diskutim, qytetari e nivelit europian, të cilës ne dijsha gja un, i peshon fjala po aq sa dhe heshtja. 

Të shesim organet e shëndetshme të nji trupi social të sëmundë, për zhvillim!? 

Shqiptaria i din caqet e rritjes së vet. 

Aty ku thuhet nuk ka projekt, dmth se plani ishte thjesht të vidhej!

Dhe turpi asht sidomos për ata që mbahen si besimtar, kur nuk i dalin ndesh të keqes, që vjen si ndërtuese por në fakt shkatërron, vjen si plotësuese por në fakt boshatis.

Sa shkolla shqiptare janë stukue dhe restaurue, teksa fryma e arsimit asht bjerrë plotësisht. Edhe ma kryetuli, nuk shkon në shkollë pse ka kondicioner. 

E gjitha kjo fyen inteligjencën e të gjithëve, dhe jo vetëm të shqiptarëve të hartëshkrolës londoniane. 

Aty n’lagunë asht nyja e të gjitha zullumeve. Çka nuk asht aspak mistifikim. Shqipnia asht tepër e vogël me durue kaq shum abuzim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *