Boksierët e peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Kristian Prenga, kanë zhvilluar përballjen e tyre të parë “sy më sy” në prag të meçit të shumëpritur që do të zhvillohet më 25 korrik në Jeddah të Arabisë Saudite.

Takimi mes dy boksierëve ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive, të cilat kanë komentuar gjerësisht reagimet e tyre gjatë momentit të përballjes. Një nga detajet që bëri bujë ishte mimika e Prengës, e interpretuar nga disa media si shenjë tensioni përballë ish-kampionit britanik.

Megjithatë, boksieri shqiptar ka shfaqur vendosmëri të plotë përpara sfidës, duke deklaruar se në ring nuk njeh respekt për askënd dhe se është gati të përballet me çdo kundërshtar.

Për Joshuan, ky duel konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rikthimit në majën e boksit profesionist, ndërsa për Prengën përfaqëson mundësinë më të madhe të karrierës së tij, pasi do të përballet me një nga emrat më të njohur të peshave të rënda në botë.

Shqiptari hyn në këtë ndeshje me bilancin e 20 fitoreve dhe vetëm një humbjeje në karrierën profesioniste, ndërsa të gjitha fitoret e tij kanë ardhur me nokaut, një statistikë që e bën këtë përballje edhe më interesante për tifozët e boksit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *