Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Daut Haradinajt për dhënien e shtetësisë së Kosovës dy personave nga komuniteti serb, duke publikuar të dhëna që, sipas saj, rrëzojnë këto pretendime.

Sipas MPB-së, Milovan Bojović ishte regjistruar në evidencat civile që në vitin 2007 dhe ishte pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në vitin 2011. Ndërkaq, Suzana Ranković posedonte dokumente të UNMIK-ut që nga viti 2001 dhe i kishte konvertuar ato në dokumente të Kosovës në vitin 2015.

Ministria thekson se këto raste nuk kanë lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë apo me proceset aktuale të regjistrimit civil. Në fund të reagimit, MPB u bëri thirrje përfaqësuesve politikë dhe publikë që të verifikojnë informacionet para deklarimeve, në mënyrë që të shmanget dezinformimi i opinionit publik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *