Liverpooli ka konfirmuar emërimin e Andoni Iraolës si trajnerin e ri të skuadrës, me teknikun spanjoll që ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin e “Anfield”.
Iraola merr drejtimin e “Reds” pas largimit të Arne Slot, i cili u shkarkua në fund të sezonit. Spanjolli vjen nga një periudhë shumë pozitive te Bournemouth, ku arriti ta shndërrojë ekipin në një nga surprizat më të mëdha të Premier League dhe ta kualifikojë për herë të parë në garat evropiane.
Me reputacionin e ndërtuar në futbollin anglez dhe stilin e tij sulmues të lojës, Iraola tashmë përballet me sfidën më të madhe të karrierës, rikthimin e Liverpoolit në luftën për trofetë kryesorë në Angli dhe Evropë.
