KOSOVË – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e shpallur fitoren e partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 Qershorit 2026.

Kurti theksoi se kjo është fitorja e pestë e LVV-së brenda shtatë vjetësh, duke përmendur triumfet e viteve 2019, 2021, dy herë në 2025 dhe tani në 2026 — një rekord që, sipas tij, konfirmon një dekadë qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, deklaroi Kurti, duke përdorur sloganin e njohur të partisë.

Lideri i LVV-së falënderoi mbështetësit për angazhimin e tyre dhe premtoi qeverisje të mirë e demokratike në mandatin e ri. Ai shtoi se partia e tij është e gatshme të punojë, duke e dalluar qartë nga “blloku opozitar”.

Në fund të fjalimit të tij, Kurti paralajmëroi se legjislatura e 11-të duhet të konstituohet sa më shpejt, duke njoftuar takime dhe bisedime me të gjitha partitë politike në ditët në vazhdim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *