Ish-deputeti i  ka njoftuar se nuk do ta ushtrojë mandatin e deputetit në legjislaturën e re, duke deklaruar se ka vendosur t’u hapë rrugë kandidatëve të tjerë nga lista e partisë së tij.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj tha se e ka mbajtur fjalën e dhënë gjatë procesit zgjedhor dhe se e konsideron obligim moral t’ia dedikojë këtë rezultat kryetarit të partisë, .

Ai u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që e mbështetën dhe theksoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e angazhimit politik brenda partisë, pavarësisht dorëzimit të mandatit.

“Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerëve në listën tonë fantastike”, shkroi Haradinaj.

Në fund të mesazhit të tij, ai përgëzoi Ardian Gjinin për rezultatin e arritur, duke theksuar se ndihet krenar për fushatën dhe mbështetësit e partisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *