Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestuesit e mbledhur kundër projektit të Zvërnecit, duke ndarë në Facebook pamje të disa pankartave të përdorura gjatë protestave dhe duke u tallur hapur me autorët e tyre.

Në postimin e tij, Rama shprehet se e argëton kreativiteti i memeve që kanë qarkulluar në internet, duke u dërguar “përgëzime e falënderime” autorëve. Megjithatë, kryeministri shtoi se disa nga pankartat më të preferuara nuk i ka postuar dot, pasi sipas tij janë tepër “të nxehta” dhe nuk dëshiron të krijojë keqkuptime të reja.

Rama e quajti lëvizjen e protestuesve “revolucion imagjinar i flamingove”, duke theksuar se fjalimet e protestës i ngjallin keqardhje të përzier me “rropulli”, ndërsa kreativiteti vizual i memeve e argëton.

Kryeministri shtoi se projekti i Zvërnecit do të vazhdojë, duke e cilësuar si një iniciativë që “do të transformojë më tej Shqipërinë”, dhe i quajti të imagjinare shqetësimet e ngritura nga protestuesit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *