Kryetari i Partisë Atdheu, Kreshnik Osmani, ka reaguar me tone të ashpra ndaj gazetarit Anri Bala, përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale.
Osmani e akuzon Balën se po zhvillon një fushatë kundër tij dhe se po synon, sipas tij, “linçimin publik” të figurës së tij. Ai pretendon se gazetari po e etiketon si organizator të protestave dhe si nismëtar të një partie të re politike.
Në reagimin e tij, Osmani shprehet se sulmet ndaj tij janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të përgatitur, sipas tij, “fazën e dytë të goditjes” ndaj personit të tij.
Ai e cilëson Balën si një person të afërt me pushtetin dhe pretendon se veprimtaria e tij mediatike është në shërbim të interesave politike.
“Po më quan sharlatan që organizon protestat dhe po njofton partinë e re. Qëllimi i tij është linçimi im publik për të përgatitur fazën e dytë të goditjes sime”, shkruan Osmani në status.
Në fund të mesazhit, kreu i Partisë Stdheu u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar, duke ftuar mbështetësit të mblidhen në orën 18:00.
