Protestat kundër qeverisë po gjejnë mbështetje edhe jashtë Shqipërisë. Shqiptarët që jetojnë në Holandë janë mbledhur në Hagë, ku kanë zhvilluar një protestë solidarizuese me qytetarët që prej ditësh po protestojnë në Tiranë.
Me flamuj kombëtarë, këngë patriotike dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të kursit politik në vend.
Pjesëmarrësit kanë theksuar se mbështesin kërkesat e protestuesve në Shqipëri për më shumë transparencë, luftë kundër korrupsionit dhe përgjegjësi politike.
Mobilizimi i mërgatës vjen në një kohë kur protestat në Tiranë po vazhdojnë për ditë me radhë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tyre edhe në ditët në vijim.
