Analisti dhe ish-drejtuesi i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, vlerëson se protestat e nisura kundër projekteve në Zvërnec dhe Sazan janë shndërruar në një lëvizje të gjerë qytetare kundër korrupsionit, mungesës së transparencës dhe përqendrimit të pushtetit.
Në një analizë të publikuar së fundmi, Biberaj argumenton se protestat kanë rrëzuar perceptimin se qeveria e Edi Ramës është e pathyeshme dhe kanë rikthyer besimin e qytetarëve se ndryshimi është i mundur.
Sipas tij, reagimi i qeverisë ndaj pakënaqësisë qytetare ka thelluar krizën e besimit, ndërsa lëvizja protestuese ka bashkuar qytetarë të shtresave dhe bindjeve të ndryshme rreth kërkesave për transparencë, llogaridhënie dhe reforma demokratike.
Biberaj thekson se Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri politik, ku shoqëria civile po rifiton rolin e saj dhe qytetarët po bëhen faktor vendimtar në jetën publike.
