Një deklaratë e akademikes greke Helene Glykatzi-Ahrweiler po tërheq vëmendje në rrjetet sociale. Sipas saj, në vitin 1831 Athina kishte rreth 8 mijë banesa dhe pjesa më e madhe e tyre i përkisnin shqiptarëve.
Studiuesja thekson gjithashtu se figura historike si Marko Boçari hartoi një fjalor shqip-greqisht, duke argumentuar se shumë prej luftëtarëve të tij ishin me origjinë shqiptare.
Deklaratat e saj kanë rikthyer debatin mbi praninë historike të shqiptarëve në Greqi dhe rolin e tyre në ngjarjet që shoqëruan krijimin e shtetit modern grek.
