Nga Astrit Cani
Pastrime verore
Skeptikët që pyesin me skepsis: po zullumi pse nuk u këput ma parë? Por ndoshta tashti u trash aq sa të këputej. Apo jo? Meqë edhe parlamentin e keni kthye në gropë skeptike.
Militantët që thonë: Salës t’i hani ktê e atê. Të ishte i hajrit nuk kje e nevojshme me i dalë Zot ju. Ai ka nevojë për oligarkët, ne s’kena nevojë as për tê as pêr ata.
Patronazhistat që kujtojnë se na trembin me pit bull dhe pijnë red bull. Asht e pamujtun me i bullizue ata që janë sot janë në të 20tat, thjesht janë të pabullizueshëm, ngase kanë inteligjencë kuantike, të kolapsojnë fushën.
Buxhetorët që presin rritje kake. Kta kanë frikë se ju mbaron letra higjienike, dhe e kanë lanë te dera higjienën mendore.
Gangsterat që ende fryhen. Koha juej ka mbarue. Tashti do t’ju kthehet karma e krimit.
Fshatarët e tokave mediatike, të cilëve ua plehëron mendjet media e fekaltë. Hapini burimet ujore që ju ka falë natyra shqiptare dhe të vërshojnë lum e të pastrohen stallat.

