Nga Adriatik Dosti

Pasi i mblodhi të tijtë me urdhër, me lista, me detyrim, me firma e me presion, gjoja për të festuar 35-vjetorin e PS-së, ku në fakt, përmes një antimitingu që provokonte hapur protestuesit anti-Rama prej disa ditësh, Palloshi mbajti fjalimin e tij të zakonshëm, nga ku nxori nga goja edhe “xhevahirin e radhës”, teksa tha se Zverneci është tokë e askujt (???).

I gënjeu e i mashtroi sa mundi, ndërsa skllevërit e bindur vetëm dëgjonin e duartrokisnin sërish.

Ishte një antimiting tipik si ai i PPSH-së në sheshin “Skënderbej”, 36 vjet më parë, kur ndodhi ngjarja e Ambasadave.

Atëherë foli Xhelil Gjoni dhe prej aty u dëgjua etiketimi banal “jashtëqitja e kombit”, drejtuar motrave dhe vëllezërve tanë që guxuan, për herë të parë pas 45 vjetësh, ta nxirrnin lakuriq sistemin më të egër komunist të Europës Lindore.

Sot mendova se do të fliste i biri i Xhelilit, Iliri, ish-ambasador dhe funksionar i lartë i shtetit e qeverisë së Ramës, i cili shpesh shfaqet në krah të tij.

Mendova se, si i ati, do t’u sulej protestuesve dhe kushedi se ç’emër të ri do t’u vinte, pasi më parë shefi i tij i ka quajtur grekë, serbë, rusë, sorosistë, ekstremistë myslimanë, anti-amerikanë, anti-Trump, madje deri edhe terroristë iranianë.

Por sot nuk ndodhi kështu, pasi Rama u tha shqiptarëve, përmes asaj mendjeje të tij të çmendur dhe asaj goje hale që ka, se tokat e Zvernecit nuk janë tokat e askujt (???).

Po ky, që më parë “tokë të askujt” pati quajtur edhe Mitrovicën në veri të Kosovës… ju kujtohet, besoj.

Kështu e sheh Shqipërinë një antishqiptar i tërbuar si Rama: tokë të askujt dhe mall pa zot. Ndaj edhe e ka vjedhur e grabitur, e ka shitur e tradhtuar si askush tjetër në historinë e atij vendi dhe atij populli, për vite me radhë.

Është po ky monstër që për ditë të tëra u drodh e u përdrodh, duke e quajtur Zvernecin herë tokë të privatit, herë tokë pa pronar, pastaj tokë të shtetit që ia kishte shitur privatit, më pas tokë të blerë nga një investitor i huaj prej privatit, mandej tokë të huaj me pronësi shqiptare, e deri sot, kur tha: “Është tokë dhe pronë e askujt”, pra mall pa zot.

Shqipëria, o derdimen e djall i lindur, nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të sajën për të shitur; nuk ka as mall pa zot dhe as tokë të askujt.

Ndaj mblidhe mirë mendjen, sepse po i thua vetë me gojën tënde plumbit në ballë “mirësevjen”, pasi shqiptarët, historikisht, vetëm kështu kanë mundur ta dënojnë rëndë tradhtinë ndaj tyre dhe ndaj vendit të tyre, sidomos kur bëhet fjalë për tokat e trojet e tyre, për të cilat është derdhur gjak ndër shekuj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *