Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj protestuesve që prej ditësh kërkojnë largimin e tij nga pushteti, duke i cilësuar ata si “hajvanë me mendësi fashiste”.

Në rubrikën “Shënimet e Javës” në podkastin e tij “Flasim”, Rama deklaroi se është e papranueshme që një grup njerëzish t’u imponojë të tjerëve mënyrën se si duhet të mendojnë, duke i akuzuar protestuesit për presion, bullizim dhe kërcënime ndaj atyre që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime.

Sipas tij, protestat po dëmtojnë edhe turizmin, pasi kanë shkaktuar anulime rezervimesh dhe pasiguri te vizitorët e huaj. Rama theksoi se shumë operatorë turistikë, veçanërisht në Vlorë, kërkojnë që sezoni turistik të mos cenohet, pasi ai përbën një burim jetik për ekonominë familjare, lokale dhe kombëtare.

“Kjo duhet ndalur duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloj hajvanëve”, u shpreh Rama, duke e lidhur sjelljen e protestuesve me atë që ai e quajti “mendësi fashiste”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *