Nga Milaim Nela

E ndoqa naltgjatësinë sot në mëngjes për të parë ndonjë reflektim të mundshëm të tij.

Të jem i sinqertë deri në fund, nuk besoja se do të dilte sot. Mendova se do të merrej me paketimin.

Ne, në terminologjinë mjekësore, kur dikujt i kanë rënë të gjitha tullat e kapacitetit mendor, përdorim termin: “no insight”.

He has no insight whatsoever!

Ky zotëria i ka humbur lidhjet me realitetin dhe, me sa duket, rrugët e Tiranës mbrëmë i janë dukur imazhe të inteligjencës artificiale.

Kur ta kuptojë, nëse do ta kuptojë ndonjëherë, do të jetë një shok shumë i madh psikologjik për të dhe do të përfundojë si një mik i tij i ngushtë i “Refleksioneve”, këtu e 14 vite më parë.

Ai e ka të qartë se jashtë postit nuk mund të ketë liri për të, dhe burgun ai nuk e përballon dot.

Ai duhet ta kuptojë se ata që e kanë mbajtur deri më sot e kanë lëshuar.

Ai e di fort mirë që nuk janë “molotovarët” që e rrezikojnë kësaj radhe, por pikërisht ata që e kanë mbajtur deri më sot.

Koha jote ka mbaruar.

Sa më shumë ta zgjasësh, aq më e rëndë do të jetë dhimbja.

Dil nga kopshti i Edenit, sepse nuk është realitet, është thjesht një iluzion.

Ke rastin e fundit dhe të vetëm të tregohesh burrë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *