Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar largimin nga partia me të cilën u zgjodh në Kuvend, duke deklaruar se nga sot do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.
Përmes një reagimi publik, Koçeku theksoi se vendimi i saj lidhet me parimet dhe vlerat që, sipas saj, e kanë udhëhequr gjithmonë në jetën publike dhe politike.
“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, u shpreh ajo.
Deputetja nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e largimit, por la të kuptohet se do të vazhdojë angazhimin e saj politik jashtë çdo formacioni partiak, duke mbrojtur qëndrimet dhe bindjet që e kanë karakterizuar deri më sot.

