Analisti Frrok Çupi ka sulmuar ashpër protestuesit kundër projektit në Zvërnec, duke i cilësuar ata si “rrugaçë”, “llum” dhe njerëz të keqinformuar që, sipas tij, nuk e dinë arsyen e pjesëmarrjes në protestë.

Në një intervistë për ABC News, Çupi deklaroi se shumë prej protestuesve janë të manipuluar ose të mashtruar, ndërsa organizimin e protestës e krahasoi me një “sjellje masonësh”. Sipas tij, protesta nuk përfaqëson zhvillimin e vendit dhe mes pjesëmarrësve ka persona që nuk kanë një kuptim të qartë të kauzës që mbështesin.

“Po të njohësh veten, njeh edhe kufijtë e tu. Në këtë protestë, njeriu i thjeshtë, i mashtruar keq ose i tërhequr zvarrë, nuk e ka idenë për çfarë e nisi këtë protestë. E kanë çuar si një sjellje masonësh. Nuk janë për zhvillimin e vendit; aty ka edhe njerëz të paditur që nuk dinë se çfarë bëjnë”, u shpreh Çupi.

Ai vlerësoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai kishte shmangur përplasjet dhe kishte garantuar hapësirën për zhvillimin e protestës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *