Aktivisti Arben Kola deklaroi se ka përpjekje të vazhdueshme për të krijuar përçarje mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestës, por theksoi se protestuesit do të mbeten të bashkuar pavarësisht këtyre tentativave.

Sipas tij, raportime të caktuara mediatike po përpiqen të paraqesin një realitet të rremë për ndarje brenda lëvizjes protestuese, ndërsa në të vërtetë organizatorët dhe nismëtarët vijojnë të jenë në një qëndrim të përbashkët.

Kola u shpreh se pas protestës qëndrojnë dhjetëra grupe brenda vendit dhe qindra të tjera në diasporë, duke nënvizuar se një keqkuptim i momentit nuk mund të shndërrohet në përçarje.

“Po hidhen para dhe po bëhen përpjekje për të na etiketuar e për të krijuar ndasi mes nesh, por kjo nuk do të ndodhë. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe do të vazhdojmë rrugën tonë”, deklaroi ai.

Aktivisti theksoi se energjia e protestës duhet të ruhet dhe se qëllimi i protestuesve mbetet i pandryshuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i përçarë

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *