Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka njoftuar miratimin e një ndryshimi ligjor që kufizon mandatin e kryeministrit në maksimumi dy mandate, ose tetë vjet në total.

Vendimi, i miratuar nga Parlamenti hungarez, synon të vendosë një kufi të qartë kohor për drejtimin e qeverisë, me argumentin se rotacioni politik ndihmon në forcimin e demokracisë dhe të institucioneve shtetërore.

Sipas qeverisë, ky ndryshim përbën një reformë të rëndësishme në sistemin politik të vendit dhe ndalon që një kryeministër të qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate.

Masa pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në perspektivën politike të ish-kryeministrit Viktor Orbán, i cili e udhëhoqi vendin për 16 vjet dhe u mposht nga Magyar në zgjedhjet parlamentare të prillit.

Partia e Magyar siguroi një shumicë prej dy të tretash në Parlament, duke i dhënë mundësinë të ndryshojë ose të shfuqizojë legjislacionin e miratuar më parë nga Fidesz, përfshirë edhe amendamentet kushtetuese.

Vendimi është interpretuar nga shumë analistë si një përpjekje për të garantuar rotacionin politik dhe për të shmangur përqendrimin afatgjatë të pushtetit në duart e një lideri të vetëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *