Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar një kallëzim në Prokurori ndaj ish deputetes socialiste Marjana Koçeku, pas deklaratave të saj publike se anëtarë të familjes Bajri e kishin kërcënuar atë dhe familjarët e saj me jetë.
Në kallëzimin e bërë publik, ata i cilësojnë pretendimet e deputetes si të pavërteta dhe të pambështetura në prova konkrete, duke kërkuar nisjen e një hetimi penal për rrethanat e deklaruara.
Sipas tyre, personat e përmendur nga Koçeku ndodhen aktualisht të privuar nga liria dhe nuk kanë pasur mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen. Ata theksojnë gjithashtu se deputetja nuk ka paraqitur prova materiale apo dokumentare pranë institucioneve kompetente për të mbështetur akuzat e saj.
