Bulevardi “Gjergj Fishta” në Tiranë është mbushur me protestues, të cilët kanë kërkuar në kor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas disa orësh qëndrimi përpara Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin nëpër kryeqytet, duke lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe patronazhistëve. Mes sloganeve më të dëgjuara ishin: “Poshtë patronazhistët!” dhe “Qeveri e krimit!”.
Protesta shënon ditën e 18-të të mobilizimit qytetar kundër qeverisë.
