Vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani, ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti ku përmenden emra luftëtarësh të UÇK-së.

Rugova Sinani e cilësoi këtë veprim si një fyerje dhe poshtërim të rëndë ndaj figurës së babait të saj, duke kërkuar falje publike nga kreu i grupit parlamentar socialist.

Në reagimin e saj, ajo shprehet se Tahir Sinani sakrifikoi jetën për çështjen kombëtare dhe se askush nuk ka të drejtë të përdhosë emrin e tij për qëllime politike. “Sot ti ma vrave për së dyti babën”, shkruan ajo, duke e cilësuar Ballën si përgjegjës për një plagë që, sipas saj, vazhdon të dhembë edhe pas 25 vitesh nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së.

Rugova Sinani kritikoi gjithashtu Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke kërkuar që ajo të mbrojë vlerat e luftës dhe familjet e dëshmorëve, e jo të përfshihet në debate politike. Ajo theksoi se emri i Tahir Sinanit njihet dhe respektohet nga mbarë shqiptaria për kontributin e tij në luftërat çlirimtare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *