Nga Ermal Mulosmani

Gjëja më e ndyrë në përbaltjen e Dritan Goxhajt është përfshirja e ish-drejtuesve të UÇK-së për të bërë pis edhe emrin e të atit, Dilaverit.

Dilaver Goxhaj ka shkuar vullnetarisht në Kosovë, në orët më të vështira të saj, në pranverën e vitit 1999. Të shkoje në front ato ditë ishte 50% mundësi për të vdekur dhe 50% për të jetuar. Kuçedra serbe, e tërbuar nga sulmet e NATO-s, po përjetonte goditje të tmerrshme dhe dihet se bisha nuk është kurrë më e rrezikshme sesa kur plagoset rëndë.

Askush nuk shkon drejt vdekjes për lekë. Ai shkon atje sepse ka një ideal, një dashuri të madhe për vendin e tij. Unë, për shembull, nuk e kam aq të madhe dhe as më shkon në mendje të shkoj në front. Do të isha nisur për në Zelandë të Re apo në Islandë. Kurse Dilaveri u nis për në front.

Tani kolegët e tij të dikurshëm përmendin faktin se paska marrë rreth 4 000 marka. Po shumë pak paska marrë. Ai la familjen, mund të mbetej i vrarë dhe duhej t’i kompensonte disi familjarët. Ndërsa ata që administruan paratë që iu dhanë Dilaverit morën miliona. Pa dëshmitarë.

Dhe tani këta maskarenj shesin një koleg të tyre vetëm për t’i bërë atë që nuk thuhet një Mujshari.

Shumë keq, shumë turp…

Jazek! 🙂

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *