Agjencia ndërkombëtare Associated Press (AP) ka raportuar për protestën e fundit në Tiranë, duke theksuar përshkallëzimin e tensioneve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Sipas AP, qytetarët u mblodhën para Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Situata u tensionua pasi një pjesë e protestuesve hodhën gurë, vezë dhe shishe në drejtim të efektivëve.
Për shpërndarjen e turmës, policia përdori gaz lotsjellës, spraj piper dhe ujë me presion. Nga përplasjet pati persona të lënduar dhe të shoqëruar.
Associated Press kujton se protestat nisën si kundërshtim ndaj projektit turistik në Lagunën e Nartës, por më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
